Çfarë bëri djali i Shakirës gjatë ndeshjes Argjentinë-Austri që çmendi rrjetin?
Kampionët e Botës nuk ndalen. Argjentina ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Austrinë në një ndeshje që ishte e gjitha taktike, në disa momente edhe lojë nervash. Vendimtar Leo Messi me dy gola, që i jep ekipit tri pikët dhe hyn në histori duke thyer rekordin e Kloses.
Argjentina e nis menjëherë në sulm me pasime vertikale, duke treguar qartë qasjen që do të kishte në këtë ndeshje. Zjarri ndizet që në minutën e 4-t, kur Lautaro Martinez fiton një penallti dhe Messi e merr përsipër.
Argjentinasi gjuan keq dhe humbet një shans të artë. Në minutën e 19-të, kapiteni ka një tjetër mundësi të artë, por fati sërish nuk është me të. Aksion fantastik i Lautaros, që në momentin e fundit gjen Messin, i cili nxjerr mbrojtësit jashtë lojë plot elegancë dhe godet, por portieri arrin ta ndalë.
Në të 32-ën, Messi ka një tjetër shans të artë, por sërish është i pafat. Por vjen një moment që as fati nuk mund ta ndalojë një gjeni të tillë. Në të 39-ën argjentinasi merr një top nga e majta dhe lëshon një goditje “vdekjeprurëse” që i jep avantazhin.
Por jo vetëm kaq, sepse ky gol është i 17-ti në karrierën e tij në 6 Botërorë të luajtur, duke kaluar Klosen dhe u bërë shënuesi më i mirë i historisë së kompeticionit më të madh. Në pjesën e dytë Argjentina nis menaxhojë, por edhe Austria nuk kalon në aventurë, duke krijuar një balancë në fushë.
Në të 73-ën vjen shansi i parë i mirë për fraksionin e dytë me një kros të Messit nga këndorja dhe një gjuajtje me kokë të Gonzales, të cilit pak centimetra i mohojnë golin. Në minutat e fundit mesfushori ka një tjetër shans ideal, por bllokohet para se të lëshonte goditjen finale.
Messi nuk e ka thënë fjalën e fundit, sepse në të pestën shtesë tund sërish rrjetën dhe vulos fitoren 2-0, duke shkuar në kuotën e 5 golave në këtë Botëror, 18 gjithsej në karrierë.
Në fund, Argjentina merr tri pikët dhe siguron kualifikimin, teksa në ndeshjen e fundit në grup do të kthehet “të shëtisë” ndaj Jordanisë po në Arlington. Austria duhet të luftojë për kualifikimin në betejën e fundit ndaj Algjerisë.
REZULTATI I NDESHJES
Argjentinë-Austri 2-0
Messi 39′, 90+4
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja me një tjetër paraqitje monumentale të Leo Messit.
90+4′ Goool Argjentina 2-0/ Messi shfrytëzon një top të kthyer dhe tund rrjetën për 2-0. 18 gola në Botëror. (Video)
86′ Gonzales bën çdo gjë mirë me një kundërsulm personal, por bllokohet në momentin e fundit, duke humbur një shans ideal.
73’ Kros i Messit nga këndorja, gjuan me kokë Nico Gonzales, por pak centimetra i mohojnë golin.
65′ Messi merr një top në hyrje të zonës dhe tenton me një “prerje”, devijon gardiani i Austrisë.
62′ Fernandez tenton nga jashtë zonës, por bllokohet nga mbrojtja.
55’ Goditje dënimi e gjuajtur nga Sabitzer, Martinez “fluturon” dhe eviton rrezikun.
46′ Nis pjesa e dytë. Messi kërkon thellimin e rekordit.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë.
39’ Goool Argjentina 1-0/ Top i lënë për Messin në qendër të zonës, goditje vrastare e gjeniut dhe vjen goli i avantazhit, i 17-ti në Botëror, duke lënë pas Klosen dhe hyrë në histori. (Video)
32’ Messi tenton sërish golin pas një topi të kthyer, por fati vijon të mos jetë me yllin bardhekaltër. Edhe këtë herë portieri e pret me shumë fat.
19’ Aksion fantastik i Lautaros, që në momentin e fundit gjen Messin, i cili nxjerr mbrojtësit jashtë lojë plot elegancë dhe godet, por portieri arrin ta ndalë, i ndihmuar edhe nga fati. (Video)
8’ Messi si zakonisht merr përsipër 11-metërshin, por gabon para portierit, duke humbur shansin e parë për tu bërë golashënuesi më i mirë i Botërorëve. (Video)
4’ Lautaro Martinez rrëzohet në zonë pas një ndërhyrje të dy mbrojtësve austriakë. Kërkohet penallti, teksa sulmuesi mbetet edhe i dëmtuar. Asistentët në VAR thërrasin arbitrin kryesor për ta riparë rastin në VAR. Në fund akordohet penallti për Argjentinën.
2’ Argjentina e nis menjëherë në sulm me pasime vertikale, Almada përfundon një aksion me një goditje në pozicion të prirët, pa rezultat.
1’ Nis ndeshja, dy kokat e grupit luftojnë për kreun.
FORMACIONET ZYRTARE
Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Martinez, Medina; De Paul, Mac Allister, Fernandez, Almada; Messi, Lautaro; Trajner: L. Scaloni;
Skocia (4-2-3-1): A.Schlager; Laimer, Alaba, Danso, Posch; X.Schlager, Seiëald; Sabitzer, Ëanner, Schmid; Gregoritsch; Trajner: R. Ragnick;
Top Channel