Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Përballja mes Argjentinës dhe Austrisë dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm në fushën e gjelbër, por vëmendja e kamerave është zhvendosur për disa momente edhe në tribunën VIP.
Protagoniste e një episodi tejet të ëmbël dhe viral është bërë ylli i muzikës botërore, Shakira, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve së bashku me djalin e saj.
Në imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit, këngëtarja kolumbiane shfaqet e shkrirë gazit dhe e mbushur me një lumturi rrezatuese. Arsyeja nuk ishte ndonjë gol në fushë, por i biri i saj, i cili nën ritmet e atmosferës elektrizuese të Kampionatit Botëror nuk ka rezistuar dot dhe ka nisur të kërcejë në mes të tribunës. Reagimi i Shakirës, e cila e inkurajon dhe e ndjek plot krenari e gëzim amtare, ka fituar menjëherë zemrat e miliona fansave në mbarë globin, duke u kthyer në një nga fotot më të bukura të turneut përtej futbollit.
Top Channel