Live Spanjë-Arabi Saudite/ “La Roja”-t nuk kursehen, Cucurella shënon dhe golin e katërt në startin e pjesës së dytë (Video)

21/06/2026 19:13

Spanja ndeshet me Arabinë Saudite në Atlanta, e vlefshme për Grupin H të Kupës së Botës.

Spanja e nisi me një barazim zhgënjyes ndaj Kepit të Gjelbër eksperiencën në këtë Botëror.

Për këtë arsye, trajneri Luis de la Fuente ka vendosur të mos kursehet më dhe të bëjë ndryshime për ndeshjen e dytë ndaj Arabisë Saudite.

Ndryshimi më i madh është aktivizimi i Lamine Yamal nga minuta e parë, pasi talenti i Barcelonës është rikthyer në formacionin titullar.

Edhe pse trajneri kishte deklaruar më herët se nuk do ta rrezikonte lojtarin dhe do t’i jepte minuta gradualisht, nevoja për fitore ndaj Arabisë Saudite e ka shtyrë të ndryshojë planin.

Rezultati Live:

Spanjë 4-0 Arabia Saudite

Yamal 10′, Oyarzabal 21′, 24′, Cucurella 49′

Ngjarjet Kryesore:

49′ Goool Spanja 4-0/ Cucurella provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës dhe ndëshkon portierin Al Owais. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

24′ Goool Spanja 3-0/ Pas një topi në zonë, Oyarzabal e shtyn drejt rrjetës, duke shënuar të dytin personal dhe të tretin për “La Rojan”. (Video)

21′ Goool Spanja 2-0/ Oyarzabal gjen një top në zonë dhe godet duke tundur rrjetën. (Video)

10′ Goool Spanja 1-0/ Oyarzabal hedh një top në zonë dhe Yamal e shtyn drejt rrjetës. (Video)

1′ Nis sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel