Messi qethet, De Paul kontrollon, misioni i pamundur për të shpëtuar nga ‘truproja’!
Një deklaratë e Jeremy Doku-t, yllit të Manchester City-t dhe përfaqësueses së Belgjikës, ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik.
24-vjeçari, i cili është pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës 2026, ka bërë të ditur se prioritet për të mbetet ardhja në jetë e fëmijës së tij të parë, duke mos përjashtuar mundësinë e largimit të përkohshëm nga grumbullimi i kombëtares në korrik.
Kjo deklaratë ngjalli reagime të ashpra në një program televiziv sportiv. Një gazetare e pranishme kritikoi hapur lojtarin, duke e cilësuar vendimin për të lënë Botërorin si të pakuptimtë. “Ju keni mundësinë të jeni në një Kupë Bote, ndërsa po lini gjithçka për të qenë prezent në një moment ku babai është i padobishëm,” deklaroi ajo, duke ngjallur një valë të madhe zemërimi te fansat dhe figurat publike.
Polemikat shkuan përtej studios, me shumë personalitete që dolën në mbrojtje të Doku-t, duke theksuar se atësia është një vlerë e patjetërsueshme që tejkalon çdo turne futbollistik. Pas presionit të madh në rrjetet sociale, gazetarja u detyrua të kërkojë falje, duke sqaruar se ajo ishte thjesht një opinion personal dhe se nuk kishte për qëllim të nënvlerësonte rolin e baballarëve.
Ndërkohë, Doku vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të Belgjikës, pavarësisht se aktualisht është duke u menaxhuar për shkak të ngarkesës fizike.
Top Channel