Presidenti i Bolivisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak protestat masive në vend prej më shumë se 50 ditësh
Ish-presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe, po përballet me një hetim të ri nga prokuroria, lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar në veprimtarinë e grupeve paraushtarake gjatë viteve më të vështira të konfliktit të armatosur në vend.
Sipas autoriteteve, Uribe është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarje që datojnë nga periudha kur ai shërbeu si guvernator i rajonit të Antioquias, mes viteve 1995 dhe 1997. Hetimi lidhet me dyshimet për krijimin dhe mbështetjen e një organizate paraushtarake, si dhe me masakrat e kryera në dy fshatra të rajonit gjatë asaj periudhe.
Prokuroria pretendon se ish-presidenti mund të ketë lehtësuar veprimtarinë e një grupi të armatosur, i cili sipas hetimeve ka përdorur si bazë operacionale një pronë që në atë kohë i përkiste familjes së tij. Për këtë arsye ai po hetohet për disa vepra penale, përfshirë komplotin dhe vrasjen e personave të mbrojtur.
Hermano Uribe, le dije alguna vez que fuéramos los dos a la JEP y se ahorraba usted el suplicio y Colombia ganaba con la verdad.
Está a punto de caer Colombia en algo que usted mismo no quisiera, porque conoce a la persona que ahora apoya, son públicos sus trinos sobre esa… https://t.co/P774Bxk202
— Gustavo Petro (@petrogustavo) June 18, 2026
Në kuadër të hetimit, Uribe do të pyetet edhe për vrasjen e një aktivisti të njohur të të drejtave të njeriut në vitin 1998, i cili kishte denoncuar publikisht reagimin e autoriteteve lokale ndaj masakrave të kryera në rajon.
Vetë ish-presidenti konfirmoi përmes rrjeteve sociale se është njoftuar nga avokatët e tij për thirrjen nga prokuroria. Ai e cilësoi zhvillimin si një presion politik, duke theksuar se ndodh vetëm pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi.
Nga ana tjetër, presidenti aktual i vendit reagoi duke deklaruar se zbardhja e së vërtetës mund të ndihmojë në procesin e pajtimit dhe të paqes në Kolumbi.
Uribe, i cili drejtoi vendin nga viti 2002 deri në vitin 2010 dhe njihet për ofensivën e ashpër kundër grupeve rebele, ka mohuar vazhdimisht çdo lidhje me organizatat paraushtarake. Megjithatë, ai është përballur prej vitesh me akuza dhe procese gjyqësore që lidhen me këtë periudhë të historisë së Kolumbisë.
Hetimi i ri vjen në një moment të ndjeshëm politik për vendin, ndërsa kolumbianët përgatiten të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku çështjet e drejtësisë, sigurisë dhe trashëgimisë së konfliktit të armatosur mbeten në qendër të debatit publik.
Top Channel