Live Holandë-Suedi/ “Tulipanët” shënojnë të dytin, Brobbey bën bomberin për skuadrën e Koeman (Video)

20/06/2026 19:34

Holanda dhe Suedia përballen në kuadër të ndeshjes së raundit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit.

“Tulipanët” hyjnë në këtë takim me synimin e vetëm fitoren, pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Japonisë, ndërsa suedezët kërkojnë të vazhdojnë formën pozitive pas suksesit të arritur kundër Tunizisë.

Të dy trajnerët, Koeman dhe Potter, kanë zgjedhur formacionet më të forta në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme.

REZULTATI LIVE

Holandë-Suedi 2-0
Brobbey 6′, 17′

NGJARJET KRYESORE

29′ Ayari shërbehet në mënyrë perfekte nga Gyokeres nga e majta, por nuk arrin ta kontrollojë si duhet pak metra larg kuadratit.

27′ Suedia duket në panik pas dy goditjeve të marra, skuadra e Potter nuk ka zhdërvjelltësinë e duhur për tu përgjigjur.

17′ Goool Holanda/ Skuadra e Koeman e pandalshme, Brobbey shënon sërish. (Video)

15′ Reijnders ka një mundësi të mirë në zonë, por gjuajtja e tij rezulton e gabuar.

6′ Goool Holanda 1-0/ Kundësulm i shpejtë me protagonist Gakpo, i cili pason shumë mirë në zonën e vogël dhe Brobbey e shtyn në rrjetë. (Video)

1′ Nis ndeshja në Houston. 

FORMACIONET ZYRTARE

Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven; Gravenberch, De Jong, Reijnders; Malen, Brobbey, Gakpo; Trajner: R. Koeman;

Suedia: Nordfeld; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Karlstrom; Gudmunsson, Ayari, Nygren, Bernhardsson; Isaj, Gyokeres; Trajner: G. Potter;

 

Top Channel