Nga divani direkt në Botëror! Nuk hezitoi aspak, timonieri i famshëm bën gati surprizën e radhës

20/06/2026 18:19

Hervé Renard po përgatitet të përjetojë një tjetër aventurë magjike në Kampionatin Botëror 2026, duke marrë drejtimin e një kombëtareje të re në mes të turneut.

Tekniku i njohur francez, i pagëzuar si “trajneri me këmishë të bardhë”, ka pranuar zyrtarisht të marrë stolin e Tunizisë.

Ky vendim vjen pas shkarkimit të befasishëm të Sabri Lamouchi, i cili u largua nga detyra menjëherë pas humbjes së rëndë 5-1 që Tunizia pësoi në ndeshjen e parë ndaj Suedisë. Për Renard, ky do të jetë Botërori i tretë në karrierë me tre vende të ndryshme, pas eksperiencave me Marokun në vitin 2018 dhe Arabinë Saudite në vitin 2022 (ku mposhti Argjentinën e Lionel Messit).

“Kur Federata më kontaktoi, nuk hezitova asnjë sekondë. Kampionati Botëror është ngjarja më e madhe sportive në botë”, deklaroi Renard për agjencinë e lajmeve AFP, duke zbuluar se fillimin e turneut e kishte ndjekur nga televizori në shtëpinë e tij në Senegal.

Misioni i 57-vjeçarit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Tunizia ndodhet në një grup ferri me Suedinë, Japoninë dhe Holandën. Megjithatë, francezi ka nisur menjëherë punën duke u mbajtur lojtarëve një nga fjalimet e tij të famshme motivuese përpara sfidës jetike të së dielës kundër Japonisë.

Top Channel