Klubi i madh spanjoll, Real Madrid, ka lëshuar një komunatë zyrtare të rreptë dhe të papritur, për të përgënjeshtruar të gjitha zërat e merkatos që e lidhnin me një transferim të mundshëm të yllit të Bayern Munich, Michael Olise.

Përmes kësaj deklarate publike, “Los Blancos” kanë sqaruar se nuk ka pasur asnjë bisedë prapaskene, duke treguar respektin e madh institucional që kanë për klubin gjerman.

Deklarata e plotë e Real Madrid:

“Nisur nga informacionet e shfaqura në media të ndryshme rreth një interesi të pretenduar të klubit tonë për lojtarin e Bayern Munich, Michael Olise, Real Madrid dëshiron të deklarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt direkt apo indirekt me futbollistin, përfaqësuesit e tij apo njerëzit pranë tij.

Real Madrid dëshiron gjithashtu të vërë në dukje marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që gëzon me Bayern Munich, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti të ndërsjellë, bashkëpunimi dhe admirimi, si dhe shpreh keqardhjen për përhapjen e spekulimeve që nuk i përgjigjen realitetit.

Të dy klubet kanë mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të bazuar te besimi, gjë që pasqyrohet në bindjen e përbashkët se çdo interes i mundshëm për një lojtar që i përket klubit tjetër, duhet të trajtohet para së gjithash midis vetë klubeve, në përputhje me parimet e lojalitetit institucional që historikisht kanë udhëhequr marrëdhëniet mes Bayern Munich dhe Real Madrid.”

Top Channel