Polemika të forta/ Ylli i Belgjikës zgjedh familjen para Botërorit, gazetarët francezë e masakrojnë!
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kampionatin Botëror 2026, gjatë sfidës dramatike mes Paraguait dhe Turqisë.
Mesfushori paraguajan, Miguel Almirón, është bërë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq direkt thjesht sepse mbuloi gojën me dorë ndërsa fliste.
Gjatë një debati të nxehtë në fushë me mbrojtësin turk Mert Müldür, Almirón fshehu gojën për të mos lejuar leximin e buzëve. Pas sinjalizimit dhe rishikimit të pamjeve në sistemin VAR, arbitri Ivan Barton zbatoi rregulloren e re të FIFA-s dhe e nxorri lojtarin jashtë me të kuq.
Ky rregull i rreptë është futur në fuqi specifikisht në këtë Botëror për të luftuar racizmin dhe fyerjet e rënda, duke ndaluar lojtarët të fshehin mesazhet e tyre pas duarve apo fanellave. Ndonëse me dhjetë lojtarë, Paraguai fitoi 1-0 dhe eliminoi Turqinë, por Almirón do të mbahet mend gjatë si “viktima” e parë e këtij rregulli të ri.
Top Channel