Tensione në Kuvend/ “Jep dorëheqjen tani”, Shehaj akuza Ramës, kryeministri: Shihemi në 2029. Peleshi përjashton deputetin nga seanca: Vazhdo me TikTok-un

18/06/2026 18:51

Ndërprerja e Parlamentit tre herë gjatë ditës së enjte paradite, nuk e kanë penguar mazhorancën që pasdite të sigurojë 84 votat e nevojshme për të votuar dy ligje që kërkonin shumicë të cilësuar.

Por seanca ku u votua amnistia u shoqërua me debate, mes deputetit Agron Shehaj dhe kryeministrit Rama.

Shehaj i ka kërkuar vazhdimisht kryeministrit të jap dorëheqjen, ndërsa Kryeministri iu përgjigj: Shihemi në 2029.

Peleshi i ka tërhequr Shehajt vëmendjen disa herë dhe më pas e ka përjashtuar nga seanca pas debateve të ashpra.

Pjesë nga debati: 

Shehaj: Nuk i shpëton dot popullit.

Peleshi: Çfarë e ke këtë fjalor zoti Shehaj?

Shehaj: Populli ka përmbysur njerëz të pushtetshëm. Jep dorëheqjen.

Rama: Shihemi në 2029.

Peleshi: Mos pengoni votimin.

Pasi Shehaj vazhdoi me tone të ashpra, Peleshi e përjashtoi nga seanca.

Peleshi: Zoti Shehaj, neni 65, përjashtoheni nga senaca. Vazhdoni me TikTok-un në oborr tani.

Ndërkohë edhe pas përjashtimit, Shehaj i ka shkuar poshtë ulëses kryeministrit Rama dhe ka vazhduar ‘live’ në Tik Tok.

Top Channel