Tensionet në Kuvend, Bardhi: Na mohuan fjalën, seanca drejtohej me ‘SMS’ nga Balla te Peleshi

18/06/2026 17:33

Në një deklaratë përpara gazetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli për tensionet në seancën e sotme në Kuvendit, ku u shpreh se kryeparlamentari Peleshi merrte urdhra nga Balla për zhvillimet në sallë.

“Në mënyrë të paprecedentë, kryetari i Kuvendit i mohoi fjalën në bllok deputetëve të opozitës që kishin kërkuar të drejtën e tyre për të folur për procedurë.

Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh.

Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e votuar dje me shumicë dërrmuese nga PE ku kërkesat e qytetarëve gjejnë një pasqyrim të drejtpërdrejt. Kuvendi nuk do duhej të kishte asnjë temë tjetër diskutimi përveç shqetësimeve të qytetarëve.

Të mbyllësh Kuvendin që të mos kenë mundësi deputetët e opozitës t’i japin zë qytetarëve që është dëgjuar nga çdo Parlament i vendeve të BE-së, kjo mund të ndodhë vetëm nga një kukull si Niko Peleshi, i Taulant Ballës.

Sot seanca drejtohej me SMS. Taulant Balla ka marrë fjalën sa herë ka dashur. Është e paprecedent që një gënjeshtar i faktuar si Taulant Balla që ka gënjyer Ramën prandaj dhe Rama bëri gafën, dje PE i ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës socialiste të shfuqizojë ndryshimet për ligjin në zonat e mbrojtura”, u shpeh Bardhi.

Top Channel