Rikthehet “mbretëresha” e stadiumeve: Tifozja kroate ndez sërish atmosferën në Kampionatin Botëror
Anglia e ka nisur me një fitore spektakolare 4-2 Botërorin përballë Kroacisë, në Dallas të Teksasit.
E gjitha rezultoi një ndeshje spektakolare, më e bukura e kësaj faze të parë të Botërorit. Pjesa e parë dhuroi katër gola, me dy skuadrat që nuk kishin ndërmend t’i dorëzoheshin goditjeve që i jepnin njëra-tjetrës.
Pa u mbushur 10 minuta lojë, Modriç bën një gafë në mbrojtje duke shkaktuar një penallti naive. I zakonshmi Kane e merr përsipër, por si rrallëherë ndalet nga Livakoviç. Por VAR vendos “lupën” dhe e gjen portierin pak më të avancuar nga vija fatale dhe penalltia përsëritet.
Këtë herë asnjë shans për portierin, Kane lëshon një gjuajtje të pamëshirshme dhe 1-0. Pas golit u duk sikur kroatët nuk kishin forcë të përgjigjeshin, por me kalimin e minutave arritën të rriteshin në lojë dhe të tregonin se as Anglia nuk mund ta ketë të lehtë ndaj tyre.
Në të 36-ën Baturina rikthen baraspeshën me një “raketë” nga jashtë zonës, që nuk i jep asnjë shans Pickfordit. Kalojnë vetëm 6 minuta dhe Anglia gjen sërish avantazhin, me të njëjtin protagonist, Harry Kane, që devijon në rrjetë një kros të Rice nga goditja e këndit.
Kroacia nuk e ka thënë të sajën, sepse në minutat shtesë arrin të barazojë me Musa, i cili shfrytëzon në maksimum një pasim të Perisiç me kokë në zonë. Në pjesën e dytë Anglia vjen më e karikuar dhe pas vetëm një minute e gjysmë nga rinisja arrin të tundë rrjetën me një diagonale të Bellingham.
Në fund kishte festë edhe për Marcus Rashford, i cili shënoi edhe golin e katërt dhe të sigurisë për “Tre Luanët”.
Kështu Anglia e nis me tre pikë aventurën e saj në Botëror, duke konfirmuar veten si një prej pretendentëve të këtij turneu.
REZULTATI LIVE:
Angli 4-2 Kroaci
Kane (p) 12′, 42′, Bellingham 47′ , Rashford 85′ / Baturina 36′, Musa 45+5′
NGJARJET KYESORE:
90+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Anglisë 4-2!
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
85′ Goool Anglia 4-2/ Saka pason për Rashford, i cili me një lëvizje mjaft të bukur kalon mbrojtësin dhe me të djathtën shënon dhe golin e katërt. (Video)
82′ Spence hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Livakovic.
75′ Anglia dominon ndeshjen, herë pas here Kroacia shfaqet konfuze në mbrojtje. Livakoviç eviton rreziqet. Në anën tjetër Pasaliç tenton në hyrje të zonës dhe Pickford i përgjigjet pozitivisht kësaj tentative.
47′ Goool Anglia 3-2/ Bellingham kalon sërish në avantazh anglezët me një diagonale të pandalshme pas një zbritjeje të rrufeshme. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë, dy ekipet nuk pajtohen me barazimin.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ Goool Kroacia 2-2/ Perisic lë një top të bukur me kokë për Musan, i cili me të djathtën e çon drejt rrjetës. (Video)
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
42′ Goool Anglia 2-1/ Rice kroson nga këndorja dhe Kane godet me kokë duke kaluar sërish në avantazh anglezët. (Video)
36′ Goool Kroacia 1-1/ Sucic lëviz mjaft bukur në zonë dhe asiston për Baturinan, i cili me një predhë nga jashtë zone ndëshkon Pickford. (Video)
12′ Goool Anglia 1-0/ Harry Kane nuk gabon penalltinë e dytë. (Video)
10′ Harry Kane godet dhe ndalet nga Livakovic. Gjithsesi, VAR ndërhyn dhe vendos që penalltia të përsëritet.
9′ Penallti për Anglinë! Modric pengon në zonë madueken dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.
1’ Starton sfida në Teksas!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel