Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin ka potencialin të transformojë rrënjësisht Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme.
Në një intervistë për Fox News, Vance tha se rajoni ka qenë prej dekadash një zonë e mbushur me konflikte dhe paqëndrueshmëri, por sipas tij, zhvillimet e fundit mund të hapin një kapitull të ri.
Ai vlerësoi rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke deklaruar se administrata e tij ka arritur të “eliminojë kërcënimin e Iranit”.
Sipas Vance, marrëveshja krijon kushtet për ndërtimin e një epoke të re prosperiteti dhe zhvillimi në Lindjen e Mesme, me përfitime jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për Shtetet e Bashkuara. “Do të jetë e mundur të ndërtohet një epokë e re suksesi dhe prosperiteti në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se stabiliteti në rajon mund të sjellë gjithashtu përfitime ekonomike për popullin amerikan.
Top Channel