Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA nuk e “lëshon dorën”: Bllokada detare do të qëndrojë deri sa të nënshkruhet marrëveshja
Nga sot deri të mërkurën, liderët e G7-tës zhvillojnë në Evian të Francës një samit të përqendruar në çështje të tilla si flukset globale të emigracionit, mbrojtja e klimës, hendeku i pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve, protestat, por edhe fatin e Ukrainës dhe perspektivën e një procesi të mundshëm paqeje atje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në një nga seancat e samitit, ndërsa vendet e G7 synojnë të ruajnë unitetin për mbështetjen ndaj Kievit dhe kundërshtimin e agresionit rus. Burime qeveritare gjermane pohojnë se situata ushtarake në konfliktin me Rusinë ka ndryshuar në muajt e fundit.
Pas disa sukseseve, Ukraina mund të shpresojë tani se dera e bisedimeve të paqes me Presidentin rus Vladimir Putin mund të hapet së shpejti. Europianët sigurisht që duan të jenë pjesë e këtij procesi.
Zyrtarët francezë kanë njoftuar se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në takimin e G7 të martën në mëngjes, më 16 qershor, megjithëse mbetet e paqartë nëse ai do të marrë pjesë nëpërmjet lidhjes video apo personalisht.
Mikpritësi i samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron, komentoi javën e kaluar: “Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse duhet të rifitojmë konsensusin brenda G7 për mbështetjen për Ukrainën”.
Ky samit zhvillohet me pjesëmarrjen e shtatë ekonomive më të mëdha industriale të botës: SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia. Në takim, do të trajtohen edhe tensionet në Lindjen e Mesme, veçanërisht çështjen e Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit, si dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në tregjet globale të energjisë.
Top Channel