Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Mjull-Bathore, nuk ka të lënduar

14/06/2026 11:10

Një shpërthim i një sasie lënde plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores.

Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, dyshohet se një mjet shpërthyes është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel