Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted” me kartela të kuqe, Top Channel zbulon skedat e tyre kriminale Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë.
Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.
Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.
Ndërsa në podium po mbaheshin fjalimet, aktivisti Alben Kola u bëri thirrje protestuesve të mos hidhnin flakadanë, duke theksuar se mes të pranishmëve kishte gra dhe fëmijë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.
Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe më pas marshimi të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Top Channel