Video/ Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zhdukjen dhe vrasjen e dyshuar të Eglant Koçit, 34-vjeçarit që humbi kontaktet me familjen më 4 qershor dhe për të cilin autoritetet dyshojnë se është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj.
Në foton e siguruar nga Top Channel, shfaqet automjeti tip “Porsche”, me të cilin hetuesit dyshojnë se është transportuar trupi i të riut pas krimit. Sipas hetimeve paraprake, makina ka qenë e parkuar jashtë pallatit në bulevardin “Zhan D’Ark”, ku Koçi shkoi për të takuar Shakajn në mëngjesin e 4 qershorit.
Sipas burimeve hetimore, 34-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në godinë, por nuk është parë më duke dalë prej saj. Brenda ambienteve ku dyshohet se ndodhi krimi, policia ka gjetur gjurmë gjaku dhe mbetje biologjike që pritet të shërbejnë si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.
Hetimet kanë ngritur dyshime se pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.
Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit vijojnë intensivisht. Policia e Tiranës, e mbështetur edhe nga një ekip special nga Kosova, po zhvillon kontrolle në disa zona të kryeqytetit, përfshirë Pëllumbasin dhe Qafë Mollën, si edhe në disa fshatra të Elbasanit.
Sipas autoriteteve, një strukturë e posaçme e Krimeve të Rënda është angazhuar në operacionin e kërkimit, i cili është fokusuar kryesisht në zonat kufitare mes Tiranës dhe Elbasanit.
Top Channel