Video/ Nuk ishte i pranishëm në ndeshjen hapëse të Botërorit, Trump telefonon Pochettinon: Ne po ju mbështesim, ju argëtohuni

13/06/2026 13:30

Në skenën politike dhe sportive ka bërë bujë vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të mos qenë i pranishëm fizikisht në stadiumin e Los Anxhelosit për ndeshjen e parë të kombëtares amerikane kundër Paraguait, duke thyer kështu protokollin tradicional për shkak të një axhende shumë të ngarkuar.

Megjithatë, Trump ka gjetur një mënyrë tjetër për të treguar mbështetjen e tij.

Përmes një telefonate me “speakerphone” të mundësuar nga zyrtarët e zyrës së tij, Trump ka komunikuar drejtpërdrejt me skuadrën dhe trajnerin Mauricio Pochettino përpara ndeshjes.

Gjatë kësaj bisede, presidenti amerikan u ka uruar fat djemve, duke u shprehur se i konsideron ata kampionë dhe se kanë një shans real për të shkuar deri në fund të turneut.

“Ne po ju mbështesim të gjithëve. Presioni ka ikur, thjesht argëtohuni”, ka qenë mesazhi i tij inkurajues për të hequr tensionin nga lojtarët. Ndërkohë, në vend të tij në tribunë u deleguan zyrtarë të lartë të administratës, si Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Top Channel