Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më shumë se dy vjet, por që tani u bë i mundur pasi qeveria e re e Hungarisë i dha fund bllokadës që kishte penguar hapjen e kapitullit të parë të negociatave.
Sipas presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, shtetet anëtare kanë arritur tashmë një marrëveshje të përbashkët për fazën e parë të procesit, pasi janë përmbyllur përgatitjet e nevojshme.
Negociatat, të cilat në nivel formal kishin nisur që në qershor 2024, ishin vonuar për shkak të vetos së Hungarisë. Pengesa u hoq pasi ndryshimeve politike në Budapest dhe marrëveshjes së re mes kryeministrit hungarez dhe Ukrainës për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në atë vend.
Faza fillestare e negociatave, e njohur si “grupi i parë”, fokusohet në vlerësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe administratës publike sipas standardeve të BE-së. Procesi i anëtarësimit është i ndarë në gjashtë grupe me gjithsej 33 kapituj.
Negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe nuk është e sigurt nëse ato përfundojnë me sukses. Për shembull, negociatat e anëtarësimit të Turqisë me BE-në nisën që në vitin 2005- por sot ato janë plotësisht të ngrira për shkak të hapave mbrapa që ky vend ka bërë në fushat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore.
Top Channel