Kontroll në burgun e Durrësit/ Kishte fshehur celularin në xhaketë gjatë takimit me djalin e saj, policia ia sekuestron Një 23-vjeçar ka tentuar të grabisë me pistoletë lodër në Shkozë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se autori i dyshuar ka kërcënuar personat në një zyrë financiare.
“Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga.
Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike). Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel