Protesta përpara kryeministrisë po shkon drejt fundit të javës së dytë dhe ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër tubim kombëtar ku do të kërkohet sërish dorëheqja e kryeministrit Rama.
Që prej ditës së parë, publikisht nuk ka dalë asnjë organizator i këtyre tubimeve masive, me përjashtim të disa aktivistëve që janë kujdesur për mbarëvajtjen e saj.
Një foni e vogël me gjenerator ngrihet çdo ditë në bulevard dhe aty për rreth 2-3 orë, qytetarë të ndryshëm marrin fjalën e më pas qytetarët ftohen për të marshuar nëpër Tiranë.
Por deri më tani asgjë nuk dihet për mënyrën se si organizohen këto tubime.
Avokati Zaçe Islami ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një grup të rinjsh që janë të vendosur pranë fonisë nga ku jepen mesazhet dhe që sipas tij kontrollojnë se kush duhet të flasë gjatë tubimit.
“Janë këta të rinj, nuk e di kush i paguan”, thotë avokati në videon që ka shpërndarë.
Top Channel