Kontroll në burgun e Durrësit/ Kishte fshehur celularin në xhaketë gjatë takimit me djalin e saj, policia ia sekuestron
12/06/2026 12:52
Rikthehen kontrollet në burgun e Durrësit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se rreth orës 9:20 në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik dhe atij në skaner të ushtruar ndaj familjarëve dhe konkretisht të shtetases me iniciale Z.K e cili kishte ardhur për takim me djalin e saj, shtetasin Alfred Bala në Godinën A u konstatua 1 aparat celular në xhaketën e saj.
Menjëherë pas konstatimit u hartuan procesverbalet përkatëse, si dhe u njoftua AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale.
Top Channel