Banorët që preken nga projekti TID kanë dalë sërish para bashkisë së Durrësit për të protestuar në lidhje me situatën dhe pasiguritë që po kalojnë prej muajsh për pronat e tyre.

Protesta po bëhet para mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, si formë për të sensibilizuar parlamentarët vendorë për të reaguar dhe për t’i mbështetur.

Banorët ngritën zërin për favorizimet që bëhen ndaj banorëve dhe subjekteve të caktuar në lidhje me pushtetin.

Top Channel