Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedon me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit në Tiranë vijuan grumbullimin për të gjashtën ditë.
Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë. Protesta vijoi prej rreth katër orësh, e më pas nisi shpërndarja.
As këtë herë nuk munguan pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.
Tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe kundër politikes, ndërsa në njërën prej tyre thuhej: “Rama ne ta grisim kontratën!”.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shfaq këtë pasdite në protestën për Zvërnecin. Të pyetur nga Top Channel, Delegacioni i BE-së ka reaguar duke thënë se ambasadori thjesht qëlloi aty afër dhe ka kaluar.
Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se kishte humbur një fëmijë mes turmës me njerëz, ai kërkoi gjithashtu që të gjithë të pranishmit të uleshin në gjunjë, në mënyrë që të identifikohej fëmija.
Top Channel