Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
Qytetarë nga disa qytete të Shqipërisë janë bashkuar sot në një valë protestash kundër projektit në Zvërnec.
Në Elbasan, qytetarë iu përgjigjën thirrjes për protestë, duke u bashkuar me protestuesit e ardhur nga qytete të tjera.
Pas protestës së mbajtur në Zvërnec, lëvizja protestuese është zhvendosur këtë të premte edhe në Kukës. Një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të qytetit, duke shprehur pakënaqësi ndaj Paketës së Maleve dhe duke rikthyer në vëmendje çështjen e tokave të përmbytura nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës.
Ndërkohë, protestës iu bashkuan edhe banorë të Korçës, ku qindra qytetarë u mblodhën në zonën këmbësore të qytetit. Ata mbajtën edhe një minutë heshtje në nderim të efektivit të vrarë një ditë më parë, Enea Mekolli.
Top Channel