Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë
Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.
Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.
Tubimi është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe kundër politikes, ndërsa në njërën prej tyre thuhej: “Rama ne ta grisim kontratën!”.
Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se kishte humbur një fëmijë mes turmës me njerëz, ai kërkoi gjithashtu që të gjithë të pranishmit të uleshin në gjunjë, në mënyrë që të identifikohej fëmija.
Top Channel