SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme nga një person i maskuar me një skafandër në një bankë të nivelit të dytë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, dyshohet se pistoleta që autori mbante në dorë ka qenë lodër, sepse detektori statik i bankës nuk ka dhënë asnjë sinjal.
Gjithashtu, ka dyshime të forta se brenda bankës ka pasur një bashkëpunëtor, që i ka dhënë direktivat e duhura autorit mbi momentin kur duhet të hynte dhe vendndodhjen ekzakte të zonjës që posedonte paratë.
Top Channel mëson se shuma e grabitur ndaj zonjës së ndodhur në bankë për t’i depozituar është rreth 5 milionë lekë të reja.
Paraditen e sotme policia njoftoi arrestimin e rojës së filialit të bankës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka ndërmarrë veprimet përkatëse në momentin e grabitjes.
Autori vijon të jetë në arrati, që nga largimi me një skuter elektrik në rrugicat e qytetit pas grabitjes.
Top Channel