Shqiptari vjedh një makinë dhe një shtëpi në Greqi, pas ngjarjes kapet mat duke bërë plazh Nuk do të ketë ende një vendim për të miturin Mario Përlleshaj, pa marrë Gjykata e Apelit një akt-vlerësim psikologjik.
Gjykata e Apelit, e përbërë nga Edlira Petro, Valdete Hoxha dhe Fatri Islami, ka shtyrë vendimmarrjen duke urdhëruar dy psikologë, një për Mario Përlleshajn, i arrestuar për vrasjen e Martin Canit në shkollën “Fan Noli”, dhe ekspertimin tjetër për të miturin që ishte nxënës në të njëjtën shkollë dhe mbeti i plagosur.
Ky vendim u mor gjashtë muaj pas dënimit të Mario Përlleshajt me 16 vite burgim gjatë një procesi që u mbajt me dyer të mbyllura, si në Gjykatën Penale të Tiranës ashtu edhe në Apel.
Nxënësi i shkollës “Fan Noli”, Martin Cani, 14 vjeç, u vra gjatë një përleshjeje me bashkëmoshatarët e tij pas një zënke në klasë. Për mosveprimin e stafit shkollor, Prokuroria po vijon ende hetimet, ndërkohë që për Mario Përlleshajn më herët Prokuroria kërkoi 25 vjet burgim për Mario Përlleshajn.
Top Channel