Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Gjatë takimit me Costan, kryeministri Rama u shpreh se ai presidenti i KE është një mik i çmuar i Shqipërisë, dhe e ka falënderuar për mbështetjen e palodhur.
“Më duhet t’i uroj mirëseardhje për herë të pestë një miku gjithmonë dhe më të vendosur dhe të çmuar të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, mbështetës i palodhur qysh në krye të herës. Sot në cilësinë e presidentit të KE-së, në një tjetër cikël takimesh në Ballkanin Perëndimor, përpara takimit të përbashkët që do kemi mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tivat të Malit të Zi.
Është gjithmonë kënaqësi, jo për protokollin apo mikpritjen, por për faktin se çdo takim me presidentin është një orë, dy orë apo tre orë mësim dhe mësim nga një eksperiencë e madhe dhe patjetër nga një njohje e thellë e çështjeve të Europës, botës, ekonomisë, sociale.
Unë dua ta falënderoj sot Antonio-n posaçërisht për angazhimin e tij dhe mbështetjen e palodhur, edhe përpara se ne të realizonim mbylljen e fazës së çeljes së kapitujve me konferencë ndërqeveritare dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve, në një kohë kur të gjithë bashkë përballemi me shumë sfida që nuk janë individuale, por të përbashkëta.
Po ashtu ne ndajmë plotësisht me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës sonë këtu mbetet puna jonë. Ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit apo Berlinit, Parisit, por për hir të përmirësimit të performancës së shtetit, një shtet të pavarur.
Tani në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses, apo ligjeve që do vazhdojnë të hyjnë në zbatim nga BE. Është një proces me shumë sfida. Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur publikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap.
Kemi folur për eksperiencën e Portugalisë para hyrjes, fermerët, prodhuesit e verës.
Kemi dakordësi në të gjitha çështjet, në detyrat që duhet të bëjmë, në domosdoshmërinë për të vijuar me mbylljen e kapitujve në këtë ritëm, që rajoni të funksionojë si kolektiv bashkëpunues. Këto bëhen më të lehta kur kemi në krah Komisionin Europian. Nuk dua të zgjatem dhe s’kam sesi, sepse nuk kemi asnjë jodakordësi”, u shpreh Rama.
Top Channel