Plas te Vllaznia/ Edi Martini përplaset ashpër me lojtarët pas ndeshjes me Elbasanin, agravon debati me mbrojtësin brazilian
31/05/2026 22:16
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Tiranë pas ndeshjes Vllaznia-Elbasani.
Mësohet se trajneri Edi Martini ka pasur një përplasje të ashpër me lojtarët e tij në stol.
Gjithashtu, mësohet se tekniku shkodran u kap personalisht me mbrojtësin brazilian, Andrey Yagon, duke e pështyrë në fytyrë këtë të fundit.
Situata duket shumë e rënduar te shkodranët, të cilët dështuan dhe këtë sezon të fitonin titullin kampion, duke e bërë pritjen edhe më të gjatë.
Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i radhës nga drejtuesit.
Top Channel