Lajmi po qarkullonte prej kohës, por tani u bë zyrtare; Ibrahima Konate ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Liverpool që i skadon në 30 qershor dhe të kërkojë një sfidë të re.

Në moshën 27 vjeçare dhe në kulmin e karrierës së tij kërkohet nga klube evropiane të kalibrit të Bayernit të Mynihut dhe Chelsea. Mbrojtësi francez  përshëndeti skuadrën e The Reds përmes një letre të gjatë dhe një  videoje prekëse të publikuar në rrjetet sociale.

‘I dashur Liverpool. Pesë vjet më parë erdha këtu si një futbollist i ri me ëndrra të mëdha. Sot largohem me kujtime që do të më shoqërojnë për pjesën e mbetur të jetës sime. Të përfaqësoj këtë skuadër ishte një nder. Kemi ndarë së bashku momente të pabesueshme…ulje e ngritje, trofe, sfida, miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe momente të vështira që do të mbeten me ne përgjithminë, asgjë nuk është më e dhimbshme sesa  humbja e vëllait tonë Diogo. Humbja e babaut tim këtë vit ka qenë një prej periudhave më të vështira të jetës sime, por edhe në vështirësi, impenjimi im me klubin nuk ndryshoi kurrë. Në momentet më të ashpra, dhashë të gjithë veten time për këtë stemë. Shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit dhe të gjithë atyre që punojnë prapa kuintave iu them faleminderit që më ndihmuat të rritem për çdo ditë. Dhe tifozëve iu them faleminderit për dashurinë, energjinë dhe mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme-shkruante ndër të tjerat në letrën e tij Konate.

Në letrën e tij Konate shtoi se i vjen keq që nuk pati shansin të bëjë përshëndetjen në ndeshjen e fundit duke shtuar se nuk është lamtumirën e thjeshtë, por se ka ardhur koha për të përjetuar një sfidë të re

‘Më vjen thellësisht keq që nuk pata shansin t’ju them lamtumirë ju të gjithëve në ndeshjen e fundit. Në atë moment nuk e dija se do të ishte hera e fundit që do të vishja këtë fanelë përballë jush. Ju falënderoj për gjithçka nga thellësia e zemrës. Ju dua të gjithëve dhe do të mbaj Liverpool me vetë kudo që të shkoj.Kjo nuk është një lamtumirë e lehtë, por është koha për një sfidë dhe kapitull të ri. Shpresoj t’ju takoj përsëri’-e mbyllte letrën e tij, Ibrahima Konate.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @ibrahimakonate

Top Channel