Festa e PSG, Macron dënon dhunën: Nuk duam të shohim më të tilla gjëra…
Festimet e suksesit të madh të Arsenalit kanë pushtuar jo vetëm rrugët e Londrës, por edhe botën virtuale, ku po qarkullon me shpejtësi lajmi se kjo është parada më e madhe e futbollit në historinë e Anglisë.
Sipas postimeve virale që kanë pushtuar mediat sociale dhe platformat e lajmeve, flitet për një pjesëmarrje rekord prej 1.5 milionë njerëzish që kanë bllokuar kryeqytetin britanik. Ndonëse shifra të tilla kaq gjigante mbeten gjithmonë në kuadrin e vlerësimeve të entuziazmit të momentit dhe nuk konfirmohen lehtësisht nga autoritetet, imazhet e një “deti” kuqebardhë në rrugë dëshmojnë për një çmenduri të paprecedentë. Ky lumë njerëzor dhe shifrat që po thyejnë rrjetin e kanë kthyer festën e “Topçinjve” në ngjarjen më të komentuar të sportit global për momentin.
Top Channel