Aksioni i SPAK dhe Anitmafias së Barit ndaj grupit kriminal shqiptar, GJKKO lë në fuqi masat fillestare, arrest shtëpie për bashkëshorten e Igli Kamberit

28/05/2026 13:35

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurimit për të arrestuarit për çështjen e pastrimit të parave në lidhje me hetimet e kryera ne bashkëpunim me autoritetet italiane.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, trupa gjykuese la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Saimir Pirra, ndërsa për Dritan Buzi la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.

Masa e sigurisë është ndryshuar për bashkëshorten e Igli Kamberit, Nevila Kamberi, e cila u la në “arrest shtëpie” ndërsa shoferi që tentoi futjen e 680 mijë eurove nga Mali i Zi drejt Shqipërisë më 2025, u la në ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Lefter Nelajn.

Top Channel