I kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Italia Sueld Elezi
28/05/2026 11:39
Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit.
Nga Italia në Shqipëri u ekstradua Sueld Elezi, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. Sipas autoriteteve, ai akuzohet për trafikimin e 2 kg kokainë në vitin 2020 dhe 932 kg kokainë gjatë vitit 2021 në Itali.
Ndërkohë, nga Shqipëria u ekstradua drejt Gjermanisë Roy Garin, 43 vjeç, banues në Izrael, i kërkuar për “organizatë kriminale” dhe “mashtrim me shuma të mëdha” në 33 raste.
Po ashtu, drejt Mbretërisë së Bashkuar u ekstradua edhe Altin Shehu, 34 vjeç, i kërkuar nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes
Top Channel