“Armiqtë tentojnë të krijojnë përçarje”, Mojtaba Khamenei akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Duan të destabilizojnë Republikën Islamike

28/05/2026 13:55

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përpiqen të destabilizojnë Republikën Islamike përmes presionit politik, ekonomik dhe propagandistik.

Në një deklaratë me shkrim të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Khamenei tha se “armiqtë” po synojnë të krijojnë përçarje dhe shpërbërje brenda vendit për të kompensuar, sipas tij, humbjet ushtarake dhe për të dobësuar popullin iranian.

“Pas luftës së imponuar, presionit ekonomik dhe rrethimit politik e propagandistik, plani i verbër i armikut është të krijojë destabilitet dhe ta gjunjëzojë kombin”, thuhej në deklaratën e liderit iranian.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që prej marrjes së detyrës në muajin mars, ndërsa deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Teheranit, Uashingtonit dhe Izraelit.

Top Channel