‘Memorandumi i Mirëkuptimit’ për Bllokadën e Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: Fabrikim nga mediat iraniane, nuk është i vërtetë
Një fenomen i rrallë atmosferik, i njohur si “ylberi i zjarrit”, është shfaqur në disa zona të New Jersey, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Fenomeni u vu re të martën rreth orës 14:15 mbi qytetin Edison, në Qarkun Middlesex perëndimor, sipas raportimeve të nj.com. Një pjesë e tij ishte e dukshme edhe mbi zonën e Madison Square Garden në New York, ku shumë qytetarë e filmuan dhe e publikuan në rrjetet sociale.
I njohur shkencërisht si “hark rrethhorizontal”, fenomeni krijohet kur rrezet e diellit përthyhen përmes kristaleve të akullit në retë e larta të atmosferës. Kjo krijon një brez horizontal shumëngjyrësh në qiell, me tone të forta të kuqe dhe portokalli që japin përshtypjen e flakëve, duke i dhënë emrin popullor “ylberi i zjarrit”.
Fenomeni konsiderohet i rrallë dhe zakonisht shfaqet vetëm në kushte specifike atmosferike. Përveç interesit shkencor, shumë banorë e kanë parë shfaqjen si simbol të fatit të mirë. Në New York, disa tifozë të ekipit të basketbollit Knicks e lidhën fenomenin me shpresat për sukses në finalet e NBA-së, ndërsa skuadra ndodhet vetëm katër fitore larg titullit të parë kampion që nga viti 1973.
Top Channel