Futbollisti i Romës i dhënë me huazim te Lens, Saud Abdulhamid përjetoi një aventurë si nëpër filma.

Pasi dha kontributin e tij në mbylljen e një sezoni historik për Lens që u kualifikua në Champions League dhe fitoi edhe Kupën e Francës, futbollisti i përfaqësueses së Arabisë Saudite udhëtoi drejt Amsterdamit për t’u martuar.

Por pas ceremonisë së martesës, mori një surprizë të hidhur; makina e tij ishte thyer dhe grabitur dhe mes objekteve të vjedhur ishte edhe pasaporta. Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Saudite e Futbollit përmes një komunikate. Abdulhamid i vetmi që luan jashtë kampionatit arab në listën paraprake të kombëtares arabe, pritej të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës në grumbullim për t’u përgatitur për Botërorin.

Megjithatë Federata i dha një leje speciale në pritje që situata e tij të zgjidhej. ‘Po bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Sporteve dhe Ambasadën e Arabisë Saudite në Holandë për t’i dhënë futbollistit dokumentacionin e nevojshëm që ai t’i bashkohet skuadrës-theksohej në komunikatën e Federatës së Futbollit në Arabinë Saudite.

Top Channel