Fiks Fare/ “Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun
Shqipëria dhe BE-ja janë ulur sot përballë njera-tjetrës në Konferencën Ndërqeveritare, që shënon edhe nisjen e mbylljes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.
Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.
Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë, gjithçka çfarë bëjmë e bëjmë për njerëzit, kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi.
“Presidenti Tulidhis ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe kjo letër është dëshmi e faktit se për shkak të këtij momenti kulmor për zgjerimin, ka interes të vendeve për zgjerimin. Idetë e shprehura në këtë letër ende nuk janë diskutuar nga shtet anëtarë, por janë pjesë e reflektimeve të përgjithshme sesi të çohet përpara axhenda e zgjerimit”.
“Themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, investime më të mëdha. Ky është një proces shtet-ndërtues, dua të falenderoj gjithashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit që i duhet të na sjellë lajme të mira dhe të këqija, ka qenë shumë kuptimplotë”.
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij ai nënvizoi dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.
“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri”.
Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.
“Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.
Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.
Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.
Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, tha Rama.
Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.
Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar.
Top Channel