Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e tetë ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij ai nënvizoi dëshirën e madhe për tu bërë pjesë e BE-së dhe renditi disa nga përmirësimet që vendi ka pasur.
“E dashur Marilena, faleminderit shumë e dashur Rama. Jeni të rinj, nuk e dini ende shijen e dashurisë. Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, pa kushte dhe e çiltër.
Kemi thyer një tjetër rekord për negociatat, i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve. Kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe një herë brenda një afati të shkurtët. Ky nuk është fundi, por fillimi i fundit dhe e dimë se duhet të bëjmë shumë më tepër punë.
Është edhe momenti t’i themi të gjithë shqiptarëve, që e kanë ndjekur IBAR-in me kaq shumë vëmendje. Dua të them se sot kemi një vend që ka GPB prej 27 milionë eurosh, e nisëm me tetë. Kemi një vend që sot ka shkuar nga 300-400 milionë investime të juaja, në miliarda. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku.
Kemi një sistem drejtësie të fuqizuar dhe të pavarur si kurrë më parë në historinë e vendit tonë. E nisëm me stigmën e një vendi me kulturë pandëshkueshmërie dhe kjo duket tani si të ketë ndodhur shekuj më parë. Rrugëtimi jonë europian është i pakthyeshëm,
Ne nuk po heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e një dinamike të re, e imponuar ndaj Europës nga faktorë të jashtëm. Nuk do të thotë krijimi i një Europë me dy kategori, por një bashkim i gjithanshëm. E kam dëgjuar shumë herë se duhet të prisni që të reformojmë BE dhe më pas prisni t’ju marrim vete. Por nuk duhet të ndodhë kështu.
Ne të gjithë duhet të kuptojmë edhe një herë se ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë. Kur vjen puna te Shqipëria, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Duam të jemi pranë kësaj, me çfarëdo statusi. Një shtet anëtar i BE-së në rajon merr nga BE mbi 4 mijë euro për frymë.
Ne merrnim 132 euro për frymë, një hendek i madh. Plani i ri ishte më i ndryshëm, por jo i mjaftueshëm. Kjo ka të bëjë me një Europë tërësisht të integruar, duke mos hequr asnjëherë dorë nga procesi i bazuar në meritë. Kjo ndihmon vendin të ketë një demokraci funksionale”, u shpreh Rama.
Top Channel