Republika Demokratike e Kongos në Botëror, FIFA i ndez dritën jeshile pavarësisht epidemisë së Ebolas
Inter Miami dhe Philadelphia Union u bënë protagonistë të një prej ndeshjeve me më shumë gola në historinë e Major League Soccer me skuadrën nga Florida që fitoi me rezultatin 6-4 duke regjistruar suksesin e dytë në stadiumin e ri të saj.
Por lajmi më i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje kishte të bënte me Lionel Messin që kërkoi zëvendësim për shkak të një problemi fizik me argjentinasin që shkoi direkt në dhomën e zhveshjes
Sirenat e alarmit u ndezën në minutën e 73 kur ylli argjentinas preku këmbën dhe kërkoi menjëherë zëvendësim me Mateo Silvettin që u aktivizua në vendin e tij dhe kur kanë mbetur më pak se 20 ditë nga fillimi i Botërorit te Argjentina u shfaqën shqetësimet, pasi kapiteni i saj kërkon të jetë në botërorin e tij të gjashtë dhe të fundit të karrierës së tij
Por skuadra Albiceleste mund të marrë frymë lirisht në këtë pikë. Këtë të hënë në fakt argjentinasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij dhe sipas ESPN, sulmuesi 38 vjeçar ka një dëmtim të lehtë muskular që kërkon një kohë rikuperimi 10-14 ditë që do të thotë se Lionel Messi nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Argjentina do të luajë dy ndeshje miqësore përpara se të niset për mbrojtjen e titullit botëror, në 6 qershor me Hondurasin dhe në 9 qershor me Islandën. Skuadra Albiceleste është në Grupin J të kompeticionit që bashku me Austrinë, Algjerinë dhe Jordaninë me Messin që pritet të jetë elementi kyç dhe në formën më optimale për të luajtur botërorin e tij të gjashtë.
Top Channel