Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.

Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë. Ai ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, votat do të numërohen direkt në degë dhe jo në selinë qendrore.

Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.

 

Top Channel