“Çfarë ju djeg? Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them”/ Mziu përplaset ashpër me Maznikun te “Territorialja”, socialisti: Kemi bërë 8 dëgjesa, mos e prish tani

22/05/2026 19:51

Demokrati Xhelal Mziu ka debatuar ashpër me kryetarin e komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, teksa mbahej dëgjesa e radhës, këtë herë në Dibër.

Mziku nuk ka pranuar të respektojë kohën e vënë në dispozicion dhe t’ia kalojë mikrofonin të tjerëve, situatë që solli edhe ndërhyrjen e Maznikut. Më pas ai ka nisur të debatojë me socialistin.

Debati: 

Eno Popi: Zoti Mziku, i kryem tre minuta. Zoti Malaj ishte 3 në kokë.

Xhelal Mziu: Kur i kryem tre? Ç’punë kam unë me Malajn. Absolutisht jo.

Arbjan Mazniku: E kemi bërë për të gjithë. Kemi rënë dakord (për kohën). O Luçian kemi rënë dakord, atij tjetrit në tre ia premë direkt.

Luçiano Boçi: Lëre të flasë.

Arbjan Mazniku: Fjalën ramë dakord ta bëjmë me të gjithë,

Xhelal Mziu: Do të flas.

Arbjan Mazniku: Me rregullat që kemi rënë dakord, tham 3 minuta, 3 minuta.  

Eno Popi: Zoti Mziu e kaluam. Keni ngritur dy pyetje që unë i kam tani te financat.

Xhelal Mziu: Jo mo vlla, përgjigjem unë.

Arbjan Mazniku: Më lë të flas tani. Kemi bërë 8 dëgjesa dhe kemi rënë dakord, mos e prish tani.  

Xhelal Mziu: Çfarë pune të prish ty? Çfarë ju djeg?

Arbjan Mazniku: Mos prish kohën që kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Unë mund të isha aty bashkë me ty, se jam anëtar i Komisionit.

Arbjan Mazniku: Mund të ishe patjetër, por kemi rënë dakord për kohën.

Xhelal Mziu: Do flas pa limit.

Arbjan Mazniku: Po jo pra, nuk është pa limit.

Xhelal Mziu: Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them. E kam radhën për të folur.

Arbjan Mazniku: Kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Mazniku je i ri në këtë punë, ti ke çështje të tjera.

Luçiano Boçi: Jo mos e mbyll, fol edhe tre minuta.

Arbjan Mazniku: Element thelbësor i një shoqërie, rregullat. Ti 3 minutëshin e harxhove.

 

 

Top Channel