Rikthehet “41 Biss”, i dënuari Sabah Nuzi futet në regjimin e ashpër në burgun e Peqinit
22/05/2026 16:41
Rikthehet regjimi i ashpër “41 Biss”.
Gazetarja e Top Channel Anila hoxha bën me dije se pas kontrolleve të forta të javëve të fundit në të gjitha burgjet dhe qelitë, ministri i drejtësisë ka firmosur futjen në regjimin e ashpër të Sabah Nuzit.
Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, futja në regjim të ashpër e Nuzit u zbatua në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin
Ndërkohë që jo zyrtarisht deklarohet se do hyjnë edhe të burgosur të tjerë. Regjimi i ashpër ishte bosh prej dhjetorit 2025.
Top Channel