Alarm te “Seleção”, dëmtimi i Neymar tremb Brazilin para Botërorit
Kombëtarja franceze ka një prej sulmeve më të mira të Botërorit të këtij dhe po t’i marrësh emër për emër, nuk ka mbrojtje që të mbajë futbollistët ofensivë transalpinë.
E megjithatë për Deschamps ka një ‘problem’; disa prej futbollistëve luajnë në të njëjtin pozicion, por kjo mund të kthehet edhe në një avantazh për Blutë me Francën që ka më shumë mundësi kombinimesh në sulm
Ousmane Dembele në një intervistë për RMC Sport, analizoi pozicionet që do të ketë në repartin ofensiv në këtë Botëror. Deschamps ka një sfidë; të provojë mundësitë që ka skuadra në mënyrë që 3 sulmuesit më të mirë të mund të luajnë së bashku me efikasitet në fushën e lojës.
Por fituesi i Topit të Artë, edhe pse preferon të luajë në qendër të sulmit, i ka zhvilluar ndeshjet në krahun e djathtë, siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Brazilit. Që nga ai moment ai ka luajtur në pozicione të ndryshme.
‘Përpara një viti trajneri nisi të më japë më shumë liri në kombëtare-tha sulmuesi i Paris Saint Germain që tregon se trajneri flet shumë me futbollistët për të provuar pozicione të ndryshme në lojë-nuk kufizohemi as në krahun e djathtë e as në qendër dhe atëherë unë përpiqem të shfaq cilësitë e mia kudo që të jetë, si në krahun e djathtë që e njoh mirë ashtu edhe në qendër. Në këtë mënyrë shkaktojmë shumë kaos në mbrojtjet kundërshtare’
Opsionet e trajnerit përsa iu përket futbollistëve dhe formacionit janë disa.
‘Besoj se duke ndryshuar vazhdimisht pozicionet në fushë, do të funksionojë mirë-pohon Dembele i cili analizoi më pas edhe kolegët e tij të repartit-përshtatem me të gjitha skemat, me të vërtetë. Por kuptohem më mirë me Olise. Kylian manovron pak më shumë në të majtë, në qendër. Me Michael shkëmbejmë pozicionet’.
Top Channel