A do të arrihet një marrëveshje SHBA-Iran? Katari dërgon ekip negociator në Teheran, Reuters: Diferencat mes palëve janë ngushtuar
Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio nga homologia e tij, kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi.
Takimi bilateral u fokusua në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Të dy kryeministrat dhanë një deklaratë për median, nga ku kryeministria e Japonisë u shpreh se në një kohë kur siguria e Europës, Atlantikut dhe Indo-Paqësorit po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, dëshirojmë ta thellojmë edhe më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama theksoi fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ftoi homologen japoneze t’i bashkohet Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë në 2027-ën, duke e krahasuar atë me ish-kryeministren e Britanisë, të ndjerën Margaret Thatcher.

Rama, mbajti edhe një leksion të posaçëm në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga studentë, staf akademik, ambasadorë, përfaqësues diplomatikë, zyrtarë japonezë, shoqëri civile dhe komuniteti shqiptar në Japoni, paraqiti rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi komunist drejt integrimit europian dhe forcimit të rolit të saj si aleate e besueshme euroatlantike.

Kryeministri Edi Rama është përballur me një situatë ndryshe në Japoni, teksa ka tentuar t’i puthë dorën homologes japoneze.
Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, nuk e ka lejuar Ramën t’i puthte dorën gjatë përshëndetjes zyrtare. Në videon e publikuar, Rama afrohet drejt homologes së Japonisë, por ajo ka reaguar menjëherë.
Kjo nuk është hera e parë që Rama ka tentuar t’i puthë dorën drejtueseve gra, në shenjë respekti, teksa këtë e ka bërë më së shumti me kryeministren Giorgia Meloni.
Top Channel