Foto/ Rama në Tokio, takim me Ligën e Miqësisë Japoni-Shqipëri: Po forcojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve

22/05/2026 11:18

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri.

Takimi është zhvilluar me përfaqësues të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, i cili sipas Ramës po mbështet rritjen e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se palët po punojnë për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e shkëmbimeve në fusha të ndryshme, si politike ashtu edhe ekonomike e kulturore.

Sipas tij, bashkëpunimi me Japoninë po shënon një rritje të qëndrueshme dhe ka potencial për t’u zgjeruar edhe më tej në të ardhmen.

Japoni, Tokyo – Takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve”, shkruan Rama.

Top Channel