Ishin nisur në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, pamjet kur të rinjtë nga Tirana bllokohen në Kumanovë, mbahen 8 orë “peng” në kufi me Serbinë

20/05/2026 12:46

Këto janë pamjet nga autobusi i studentëve nga Tirana që ishin nisur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup dhe u ndaluan fillimisht në kufi në Bllatë nga pala maqedonase, të cilët më pas i kanë marrë dhe i kanë dërguar për 8 orë në një fshat të Kumanovës, në kufi me Serbinë.

Ka qenë lëvizja e Ambasadës Shqiptare në Shkup që ka ndërhyrë dhe ka lokalizuar studentët, duke i kthyer sërish dhe duke bërë të mundur udhëtimin drejt Shkupit.

Studentët bëjnë me dije se janë mbajtur 8 orë në autobus me pretendimin se po kryen verifikime. Sipas studentëve, ata janë lënë pa ushqim përgjatë këtyre orëve.

Në lidhje me këtë situatë, gazetari Furkan Saliu i cili e konsideron këtë akt të papranueshëm.

“Shut up? No you shut the fk up! Çka dreqin lyp doganieri me i ndal studentet ne rruge?  Cka kane kontrabandu studentet? Flamuj? Mbajeni mend kete person, nuk mund ta huqni tullacin…. Njesoj si polici ne Kumanove qe e perdhosi flamurin shqiptar dhe u be shef, edhe ky shume shpejt ne ndonje pozite udheheqese ne dogane”, shkruan ai.

 

Top Channel