AMP zbarkon sërish në Sarandë/ Ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda, i dyshuar për shpërdorim detyre

19/05/2026 22:45

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Entjola Budo, bëhet fjalë për nënkomisarin Edmond Ruçi.

Operacioni është ende në vijim.

Top Channel