Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Durrës Elbasani është një qytet ku kanë operuar disa prej bandave më të fuqishme në vend të cilat kanë prodhuar disa armiqësi dhe intriga të ashpra që kanë sjellë përplasje gjakatare.
Një prej historive më të rënda është ajo mes familjeve Alikaj dhe Mahmuti nga njëra anë, përballë familjeve Çaka dhe Spahiu nga ana tjetër.
Në programin e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë sagën e përplasjeve që nisi nga një pazar i prishur në fushën e trafiqeve në Spanjë thuajse 2 dekada më parë.
Për herë të parë, dëshmi ekskluzive nga familja e vëllezërve të eliminuar Alikaj, si dhe nga familja e Nel Çamit që u shfaros totalisht.
Cfarë thonë të afërmit për sagën e konfliktit dhe cilët janë personat që ata akuzojnë…?
A ka të tjerë pjesëmarrës të akuzuar veç të fortëve që kanë humbur jetën?
Pikpyetjet që ngrenë familjarët për drejtësinë, dëshmitarët e dyshimtë të ngjarjeve si dhe misteri i zhdukjes së Nel Çamit…
Top Channel