Ronaldo synon ëndrrën e madhe të Botërorit, trajneri Martinez zbulon listën e lojtarëve të thirrur
Nervozizmi për humbjen ndaj Fiorentinës do t’i kushtojë jo pak Dusan Vlahovic dhe Manuel Locatellit të cilët mesditën e së dielës u bënë protagonistë të një debati të ndezur gjatë ndeshjes me skuadrën violë.
Zënka nuk mbeti pa u vënë re nga tifozët e pranishëm në Allianz Stadium dhe imazhet e saj u shfaqën menjëherë në rrjetet sociale, gjë që detyroi drejtuesit e Zonjës së Vjetër të marrin masa duke i sanksionuar të dy futbollistët me një gjobë të majme.
Ishte kjo një mënyrë për t’i dhënë skuadrës një sinjal në prag të derbit me Torinon që do të luhet të dielën dhe që do të jetë vendimtare për garën për zonën Champions me bardhezinjtë që nuk janë më padronë të fatit të tyre pasi sytë e veshët do t’i kenë edhe nga ndeshjet e Milanit, Romës e Comos duke shpresuar në ndonjë hap fals të tyre.
Top Channel